Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka uruar 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se fëmijët janë thesari më i çmuar, e tashmja dhe e ardhmja jonë dhe se është obligim i ynë t’u garantojmë fëmijëri të sigurtë e të lumtur dhe të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët.
Si institucione, po punojmë fort në avancimin e drejtave të fëmijëve dhe krijimin e parakushteve për realizimin e ëndrrave dhe arritjen e sukseseve të tyre.
Gëzuar të gjithë fëmijëve!