Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samititn e dytë të Komunitetit Politik Evropian ka takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se në emër të popullit të Republikës së Kosovës, i ka shprehur solidaritetin tonë të plotë presidentit Zelenskyy.
Askush nuk e kupton dhimbjen dhe qëndresën e tyre më mirë se Kosova.
Asgjë nuk mund ta pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë, ka thënë presidentja Osmani.