Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova i shprehu sot urimet e saj të sinqerta Kim West për emërimin e saj si Prokurore e Specializuar. Duke iu referuar përvojës së gjerë të Prokurores së Specializuar në të drejtën penale si në nivel shtetëror ashtu edhe atë ndërkombëtar,
Kryetare Trendafilova theksoi se “Uest padyshim që do t’i shërbejë më së miri Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe do të kontribuojë qenësishëm për përmbushjen efikase të mandatit të kësaj zyre”.
Kryetarja Trendafilova deklaroi se ajo “pret me kënaqësi të krijojë një marrëdhënie pune produktive me West në nivel institucional dhe i uroi çdo të mirë zonjës Uest me fillimin e detyrës si Prokurore e tretë e Specializuar e institucionit.
Trendafilova gjithashtu vlerësoi volumin e punës së ndërmarrë nga paraardhësi, Jack Smith, gjatë mandatit të tij si Prokuror i Specializuar, si edhe të Alex Whiting, ushtrues i detyrës së Prokurorit të Specializuar i cili mundësoi vijimësinë e punës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) pas largimit të Smith.
Së fundi, Trendafilova vërejti se me emërimin e West, DHSK-ja dhe ZPS-ja aktualisht kanë tri drejtuese femra, që tregon përparimin që po bëhet në fushën e të drejtës penale ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e Dhomave të Specializuara të Kosovës.