Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gërvalla- Lipavský, konsideron Çekinë aleate të rëndësishme me të cilën ndanë vizion të përbashkët për paqe

Qer 6, 2023

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë Jan Lipavský.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan zhvillimin e raporteve ndërshtetërore dhe konfirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të tyre.

Ministrja Gërvalla, vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik si dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Presidencës Çeke të BE-së për mbështetjen dhe punën e palodhur për liberalizimin e vizave.

Ajo shtoi se, Republika e Kosovës e konsideron Republikën Çeke si aleate të rëndësishme me të cilën ndanë vlera dhe vizion të përbashkët për paqe, prosperitet dhe integrim euro-atlantik andaj sheh potencial të madh për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, thuhet në komunikataën për media e MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM