Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se është mbajtur koncerti i miqësisë Kosovë – Tajlandë.
Publiku i Bangkokut ka pritur me ovacione paraqitjen e artistëve të Kosovës në “Koncertin e miqësisë Kosovë – Tajlandë” që u mbajt në Qendrën Kulturore Tajlandeze.
Në koncertin që ishte bashkëpunim në mes të Orkestrës Simfonike Mbretërore të Bangkokut dhe Filharmonisë së Kosovës performuan soprano Besa Llugiqi dhe violinistja Sihana Badivuku si soliste, Visar Kuçi si koncert-mjeshtër ndërsa koncerti u dirigjua prej Toshio Yanagisawas, dirigjent nderi i Filharmonisë së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.