Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se me shqetësim të madh janë duke përcjellur gjendjen e rëndë pas vërshimeve në komunën e Pejës ku edhe janë në gjendje gatishmërie për të rearguar me njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, për këtë janë në pritje të përgjigjes nga Komuna e Pejës.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se Njësitë e kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë, me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë.
Humbja tragjike e jetës së dy qytetarëve tanë për shkak të vërshimeve në komunën e Pejës, është lajm i rëndë dhe pikëllues për të gjithë ne. Sot ishim për ngushëllime në familjen e cila humbi dy më të dashurit e saj, jemi të prekur thellë nga kjo tragjedi që ka goditur secilin.
Që nga momenti kur kemi marrë informacionet për vërshime, ne kemi qenë në gjendje gatishmërie dhe në kontakt me autoritetet lokale. Njësitet tona të kërkim-shpëtimit që nga mbrëmë kanë qenë në terren për të ndihmuar në përballimin e situatës.
Gjithashtu sot së bashku me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe me Ministrin, Elbert Krasniqi, perfaqësues të AME-së, Policisë së Kosovës dhe FSK-së, kemi dalur në terren dhe kemi parë nga afër gjendjen, jemi në dispozicion me gjithë kapacitetet tona të për të ndërhyrë aty ku ka nevojë për t’iu shërbyer qytetarëve.
Falënderojmë të gjithë për punën dhe sidomos qytetarët të cilët i kanë dalur në ndihmë njëri-tjetrit, urojmë këtë situatë të kalojmë sa më shpejt, me sa më pak pasoja! Lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak pasoja!