Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se me pikëllim të thellë ka marr lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre dhe se në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë në komunikim me Komunën e Pejës për të koordinuar veprimet në ofrim të mbështetjes së nevojshme.