Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar Regjimentin e Mjekësisë në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, për të parë nga afër se si është duke shkuar procesi me testet mjekësore për rekrutetët e rinj.
Këto teste janë duke u realizuar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët ministri Mehaj i ka falënderuar për bashkëpunimin korrekt gjatë testimeve.
“Ngazëllimi e dëshira për t’i shërbyer vendit, vërehej në fytyrën e secilit nga kandidatët. Ju uroj suksese të gjithëve, bartja e uniformës është nderë, krenari por edhe përgjegjësi shumë e madhe. Jam i bindur që këtë përgjegjësi e ndjen secili”, theksoi Mehaj gjatë kësaj vizite.
Testimet mjekësore janë faza e fundit e procesit të përzgjedhjes së rekrutëve të rinj, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.