Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB fillon fushatën kundër të shtënave festive,“Festo me zemër jo me armë”

Qer 27, 2023

Në bazë të vlerësimeve paraprake, me fillimin e verës dhe organizimin e ahengjeve familjare gjithmonë ka rritje të të shtënave festive, Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar një fushatë, ku janë të përfshirë të gjithë akterët që janë audiencë në grumbullime të shumta të qytetarëve të Kosovës për qëllime festive dhe gjatë këtyre ndejave në disa raste ka të shtëna me armë.

Fushata është prirë nga Koordinatori Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, me një ekip që është përbërë edhe nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të MPB-së. Kjo fushatë është duke u mbështetur nga UNDP dhe SEESAC.

Në kudër të kësaj fushate janë mbajtur prezantime në disa shkolla në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Prizren , Mitrovicë dhe Pejë.

Ndërsa në tre qytete krahas ligjëratave në shkolla, janë mbajtur edhe takimet me Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, anëtarët e të cilave kanë shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojnë në shtrirjen e mesazheve për parandalimin e të shtënave festive.

Për këtë qëllim, për fillim të kësaj fushate si audience kemi përzgjedhur Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, ku gjithashtu janë ftuar edhe përfaqësuesit e gastronomeve dhe nxënësit e shkollave fillore në gjashtë rajone të Kosovës.

Në fazën e parë të fillimit të kësaj fushate kemi pasur si audiencë: nxënësit, gastronomet, KKSB-të dhe mediat lokale.

Mesazhet kryesore:  Parandalimi i të shtënave festive, raportimi i rasteve ku ka të shtëna me armë, apo ka persona të armatosur, anonimitieti i raportimeve, e shtëna me armë nuk është traditë, format e raportimit dhe raportimi i këtyre rasteve është patriotizëm ndaj vendit.

Gjatë ligjëratave dhe shpërndarjes së mesazheve sensibilizuese, kanë marr pjesë rreth 300 nxënës, rreth 120 zyrtarë të KKSB-ve dhe gastronom.

Fushata do të jetë edhe më aktive gjatë sezonës së verës, ku do të ketë audienca të tjera të synuara, që vlerësohet se do të ndikojnë në parandalimin e të shtënave festive. Kjo fushatë do të zgjasë deri në fund të muajit shtator, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

 

#Raporto të shtënat festive;

#Siguria nuk është slogan, është mënyrë jetese;

#”Cool” nuk  të bën arma, ”Cool”  të bën dija.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM