Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me shumicë votash, 26, këshilltarët e kuvendit komunal të Prishtinës miratuan propozimvendimin për subvencionimin e personave fizik dhe juridik të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje 1 (një) qen apo më shumë.
Shuma e propozuar është 50 euro në muaj.
“Adoptimi është mënyra më humane e trajtimit të qenve”, deklaroi para këshilltarëve komunal, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.
Ndërsa drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, tregoi se cili është qëllimi final i këtij vendimi.
“Me këtë vendim parashihet që të zvogëlohet numri i qenve endacak në rrugët e qytetit” – deklaroi drejtori Fushtica.
shpejt, pasi u votua, do të nis zbatimi i këtij vendimi, pas kalimit të procedurave ligjore të nevojshme, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.