Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Kurban Bajrami ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë duke duke thënë se është mundësi reflektimi mbi solidaritetin, sakrificën e tolerancën, është mundësi për t’i çmuar lidhjet tona familjare dhe miqësore, si dhe për të zgjatur dorën e mirësisë ndaj atyre në nevojë.
Presidentja Osmani ka thënë se derisa sot mblidhemi së bashku për të festuar, le të kujtojmë frymën e unitetit dhe harmonisë që simbolizon kjo festë.
Me shpresën që kjo festë të sjellë te ju, familjet dhe të afërmit tuaj të mira e begati, ju uroj edhe një herë me fat Kurban Bajramin, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.