Drejtoria e Inspekcionit -Komuna e Prishtinës ka ndaluar dhe ka larguar shitësit e kafshëve dhe shpezëve si dhe therrjen e tyre në rrugë dhe në hapësira tjera publike jo të përshtatshme.
Duke vlerësuar lartë respektimin e një riti fetar në prag të festës së Kurban Bajramit nga na e qytetarëve tonë, për shkak edhe të traditës sonë të shpërndarjes së mishit tek miqt dhe familjarët, kemi kërkuar që therrja të bëhet në lokacione dhe hapësira më të përshtatshme, mundësisht në therrtore të licensuara, për shkak se, ambienti në të cilin therreshin bashkë me temperaturat e larta, përbëjnë rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve që ushqehen por edhe për ata që iu shpërndahet.
Vlen të theksohet se Inspeksioni i Kryeqytetit këtë aksion që do të vazhdojë edhe nesër, e ka zhvilluar i vetëm pa mbështetjen e inepektorateve tjera përgjegjëse në vendin tonë, thuhet në postimin në Facebook të Drejtoria e Inspekcionit -Komuna e Prishtinës.