Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, sot kanë vizituar njësitet e Policisë së Kosovës te Kroi i Vitakut, në veri të vendit ku edhe i ka shpërnda bakllavë dhe ëmbëlsira për festën e Kurban Bajramit.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere”.