Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB lanson fushatën e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”

Qer 30, 2023

Ministria e Punëve të Brendshme në mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka lansuar  fushatën “Festo me zemër e jo me armë”.

Në hapjen e kësaj fushate zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherit Koordinator Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, Blerim Gashani theksoi se kjo fushatë ka për synim, që përmes ngritjes së ndërgjegjësimit bashkërisht të parandalojmë keqpërdorimin e armëve të zjarrit, të parandalojmë të shtënat festive gjatë ahengjeve familjare, me qëllim që të ulen pasojat, të cilat shpeshherë në të kaluarën kanë qenë me lëndime të rënda trupore – por edhe fatale – për qytetarët.

Ai tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u angazhuar në baza ditore që shtetin tonë ta bëjmë një vend me një mjedis të sigurt dhe me kapacitete të qëndrueshme, për të parandaluar, identifikuar, kontrolluar dhe dënuar keqpërdorimin, trafikimin dhe zotërimin e paligjshëm të armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve, në harmoni me legjislacionin në fuqi, i cili është në harmoni të plotë me direktivat e Bashkimit Europian dhe praktikat ndërkombëtare.

Gjithashtu, Gashani theksoi se fushata  ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kolektive dhe ndërgjegjësimin lidhur me pasojat nga keqpërdorimi i armëve të zjarrit dhe rreziqet që sjellin ato dhe se misioni dhe angazhimi ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj vartëse është në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët të avancojmë nivelin e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht të përmirësojmë cilësinë e jetës për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në fund të fjalimit të tij Gashani tha se zotërimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta paraqiten në rënie çdo vit, mirëpo ende shfaqen si kërcënim për jetën njerëzore dhe rendin e sigurinë publike në Kosovë dhe se perceptimi i sigurisë nga qytetarët e Republikës së Kosovës ka ndryshuar pozitivisht duke u zotuar se MPB ka gatishmërinë që të punojmë tutje e së bashku për ta bërë vendin tonë një vend më të sigurt për të gjithë qytetarët tanë.

Ndërsa në një fjalën e saj, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz  përgëzoi Ministrinë e Punëve të Brendshme për nisjen e kësaj fushate duke theksuar se përdorimi i armës është vepër penale dhe duhet ndjekur nga të gjitha institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

Ajo gjithashtu u shpreh se përdorimi i armës në ahengje të ndryshme është keqkuptuar dhe është keqinterpretim i një tradite të vjetër duke theksuar se është shumë e rëndësishme të mendojmë se çfarë mesazhi po përcjellim tek fëmijët tanë.

MPB-ja gjatë muajit qershor, ka filluar me implementimin e fazës së parë të fushatës ku janë realizuar disa aktivitete kundër të shtënave festive, me ç ‘rast janë përfshirë institucionet qendrore e lokale, shkollat e bashkësitë fetare, forumet e sigurisë në bashkësi e përfaqësues të gastronomisë, OJQ e mediat lokale. 

Në disa shkolla në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë dhe Pejë, janë mbajtur ligjërata mbi rrezikun e përdorimit të armëve të zjarrit, por edhe armëve të ftohta. 

Gjithashtu vlen të theksohet se fushata do të jetë edhe më aktive gjatë sezonës së verës, ku do të ketë audienca të tjera të synuara, që vlerësohet se do të ndikojnë në parandalimin e të shtënave festive. Kjo fushatë do të zgjasë deri në fund të muajit shtator, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

#Raporto të shtënat festive;

#Siguria nuk është slogan, është mënyrë jetese;

#”Cool” nuk  të bën arma, ”Cool”  të bën dija.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM