Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Fan S. Noli” në Kamenicë është investim i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ku arrin vlerën e 1.7 milionë eurove.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se hapësirë moderne prej 4.500 metra katror, 26 klasë me kushtet më të mira për nxënësit, kuzhinë me ushqim të ngrohtë e të freskët, menzë bashkëkohore, kabinete të ndara për shkenca e galeri shumëpërdorimshe, janë vetëm disa prej elementeve që do t’i ketë ky objekt shkollor.
Qeveria për Arsimin.