Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston tre të dyshuar dhe konfiskohet një sasi e lëndëve narkotike

Kor 6, 2023

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë trajtuat një rast që lidhët me trafikim të lëndëve narkotike. sot është përgatitur një plan taktik që është realizuar në dy lokacione, në fshatin Mazgit dhe në Obiliq.

Operacioni policor kishte synim arrestimin e personave të dyshuar dhe konfiskimin e lëndëve narkotikë që dyshohej se po trafikohej nga ta. Te një pikë-karburantesh është arritur të arrestohet i dyshuari: V.D., (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar), kurse në Obiliq janë arrestuar edhe E.A., (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar) dhe D.K., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit të personave dhe banesës të cilën e përdornin të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar:

  • Dhjetë paketime, dyshohet të jetë marihuanë me peshe të përgjithshme 672.1 gr.,
  • Dy paketime dyshohet të jetë kokainë me peshë prej 0.6 gr.,
  • Dy peshore digjitale,
  • Një armë (revole),
  • Para të gatshme 1940 euro,
  • Një fletore me shënime dhe katër telefona celular.

Vlera e përafërt në treg e lëndëve narkotike të konfiskuara është rreth 3600 euro.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve dhe me aktvendim nga prokurori, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM