Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, me koreografi bashkëkohore nga Antonio Fini, ndërthurur me muzikë tradicionale shqiptare, kanë mahnitur të pranishmit në Amfiteatrin “Le Ginestre” në Villapiana të Kalabrisë.
Një publik masiv po qëndronte përballë tyre, duke i shikuar lëvizjet e balerinëve që e definonin një performancë të përsosur.
Baleti Kombëtar i Kosovës do të shfaqet sonte në Altomonte, në kuadër të Festivalit ndërkombëtar “Fini Dance Festivale”, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.