Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, ёshtё informuar se nё rrugën “Mbretёresha Teutё” nё Pejё, i dyshuari ka kanosur pёrmes telefonit dy Prokurore tё shtetit.
Policia menjёhere ka marrё masat e nevojshme duke kёrkuar tё dyshuarin (i njohur pёr Policinё), nё vendbanimin e tij, mirёpo i njëjti nuk ёshtё hasur nga Policia.
Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar.
Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48- orё, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.






