Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel që përgjatë temepaturave të larta prindërit të kenë kujdes ndaj fëmijëve, të mos ekspozohen në diell fëmijët e moshës 0 – 6 muaj, përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat, vishni me rroba të gjera dhe të lehta, u jepni ujë rregullisht, pastroni rregullisht.
Kujdesi ndaj fëmijëve gjatë qëndrimit në pishinë/det
Aplikoni kremin kundër diellit çdo 2 – 3 orë, jo më pak se me faktor mbrojtës 20;
Në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte me faktor mbrojtës jo më pak se 50;
Mos i dërgoni në parkun e lodrave në intervalin kohor prej orës 10:00 – 17:00;
Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren nga të rriturit, jo nga fëmijët më të mëdhenj sepse edhe ata janë të shtyrë për të luajtur dhe mund të shpërqendrohen lehtësisht, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.






