Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI: Nga shtatori shtohen edhe tetë drejëtime në arsimin dual

Kor 19, 2023

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se nga viti shkollor 2023/2024, arsimi dual do të zgjerohet edhe me 8 profile të reja.

Vitin e kaluar për herë të parë ka filluar mësimi dual në 4 shkolla profesionale, me 4 profile në 3 komuna të ndryshme. Falë rezultateve pozitive nga viti i kaluar, vitin e ardhshëm shkollor po e zgjerojmë arsimin dual edhe me 8 profile të reja. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për lidhjen e arsimit me tregun e punës.

Në vitin shkollor 2023/2024 do të ketë gjithsej 12 profile të arsimit dual në 21 shkolla profesionale në 14 komuna të ndryshme.

Përveç profileve Kuzhinier, Asistent i mikpritjes hoteliere (kamarier), Floktar e Murator, tashmë po shtohen edhe këto profile:

-Rrobaqepësi,

-Automekanik,

-Metal përpunues,

-Përpunues i drurit,

-Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit,

-Instalues elektrik,

-Tregti me shumicë dhe pakicë,

-Estetist.

Konkurset për pranimin e nxënësve janë hapur sot dhe do të mbyllen të enjten, më 20 korrik.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit inkurajon nxënësit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi duke u bërë pjesë e këtyre profileve, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM