Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komandanti i FSK-së merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 30 vjetorit të Programit te Partneritetit Shtetëror (SPP)

Kor 19, 2023

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, po merr pjesë ne konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare, në Uashington DC.

Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare (SPP) është një program i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i menaxhuar nga Byroja e Gardave  Kombëtare që lidhë Shtetet e Bashkuara me vendet partnere në të gjithë botën. Ky program ka për qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë të komandave luftarake gjeografike me shtetet përkatëse nëpër botë. Aktualisht programi ka rreth 100 shtete partnere nga e gjithë bota, dhe Kosova ndër to, numëron një histori te veçante të suksesit te partneritetit me Gardën Kombëtare te Iowas.

Gjeneral Jashari, bashkë me Gjeneral Majorin Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowas dhe delegacionin nga Kosova, po marrin pjesë në ngjarjet në kuadër të konferencës, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM