Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca zhvillon takim me kryetarin e Senatit të Francës, Larcher, diskutojnë për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës

Kor 20, 2023

Në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë të shtetit francez, gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga ambasadori Mehdi Halimi, shefi i stafit, Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Senatit Francez, Gerard Larcher, që shoqërohej nga nënkryetari i Parë, ish-ministri Roger Karoutchi, nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura, Christian Cambon, nga kryetarja e Grupit të Miqësisë Francë – Ballkan Perëndimor, Marta de Cidrac dhe nga kryetarja e Grupit të Miqësisë për Kosovën, Laure Darcos.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët se këto marrëdhënie janë vlerë e padiskutueshme për tejkalim të çdo sfide dhe përparim të gjithanshëm brenda bashkësisë së vendeve të partneritetit të demokracisë.

Konjufca falënderoi Larcher për angazhimin e shtetit francez në Republikën e Kosovës, duke theksuar se sa e domosdoshme është që vendet tona aleate të ecin bashkërisht drejt zhvillimit të mëtejmë të raporteve dhe forcimit të partneritetit tonë strategjik.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Franca është nga vendet e traditës së hershme të demokracisë dhe institucioneve të saj, andaj shprehu interesimin dhe përkushtimin në lidhje me përfitimin nga kjo përvojë e gjatë dhe e pasur e shtetit francez sa i përket parlamentarizmit, si dhe në lidhje me intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme të interesave të përbashkët, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM