Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është mbajtur nata e parë e Prishtina Gastronomy Festival ku qytetarët kanë mbushur plot sheshin “Adem Jashari”.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ishte një natë e magjishme, nën tingujt fantastik të kantautorit Armend Rexhepagiqi, i cili me këngët e tij na bëri të përjetojmë momente të paharrueshme dhe të mbushura me nostalgji.
Muzikë të mirë do të ketë edhe përgjatë netëve të tjera, që do t’i sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme kryeqytetit.
Gjithë vera do të jetë plot me festivale e aktivitete kulturore për të gjithë qytetarët e Prishtinës.