Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se kanë nisur provimet pranuese për kandidatët për studentë të rinj në UP.
Gjersa vizituan disa nga njësitë akademike ku mbaheshin provimet pranuese, kandidatëve ju dëshiruan sukses në këtë sfidë të rëndësishme rektori Qerim Qerimi, kryesuesi i Këshillit Drejtues, Altin Sahiti dhe prorektorja Njomza Llullaku.
Aty u theksua që Universitetit të Prishtinës iu bashkohen tradicionalisht kandidatët më meritorë dhe nxënësit më të dalluar në nivel vendi, thuhet në postimin në Facebook të UP-së.
Provimet pranuese do të vazhdojnë edhe nesër. #bëhuUP