Policia e Kosovës, konkretisht njësitë reaguese të Stacionit Policor në Vushtrri, pas pranimit të informacionit inteligjent nga njësitë policore kufitare, kanë arritur të ndalojnë kamionin me vozitës të dyshuarin mashkull serb kosovar.
Vozitësi i dyshuar pas kontrollit nga zyrtarët policorë është konstatuar se nuk kishte dokumentacion, kurse malli dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.
Pas realizimit të kontrollit në kamion kishte të ngarkuara pemë:
- pjeshkë 4200 kg,
- nektarinë 3500 kg,
- dardhë 1650 kg,
- kumbull 1450 kg dhe
- kajsi 800 kg.
Rasti në fjalë është trajtuar nga Njësia e Hetimeve në Lluzhan, ku është iniciuar rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe ‘kontrabandim me mall’.
Pas përfundimit të procedurave, me autorizim të prokurorit kompetent, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni është sekuestruar dhe është dorëzuar në terminalin doganor në Mitrovicë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.