Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë me shoqatën e Kryqit të Kuq të Kosovës

Kor 28, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim kryetaren e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, të shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj shoqate, Agron Humolli.

Përgjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës ndanë ​me kryeministrin Kurti shqetësimet dhe po edhe sfidat me të cilat ballafaqohen përgjatë punës së tyre. Kësisoj, ata kërkuan edhe mbështetje nga kryeministri në atë drejtim.

Në kuadër të kësaj teme, kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim të mëtejmë, si dhe për adresimin e shqetësimeve të tyre.

Gjithashtu, ai tha se barazia e mirëqenia janë synime qëndrore të qeverisjes, duke vënë theksin te reformat e ndërmarra gjatë qeverisjes si dhe masat në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike dhe pakove tjera në mbështetje të qytetarëve.

Kryqi i Kuq i Kosovës është shoqata më e vjetër humanitare në Republikën e Kosovës, e themeluar në vitin 1945. Ajo numëron plot 26 degë në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM