Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se për herë të parë, ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar shifrën prej 400 mijë vendeve aktive të punës. Sipas shifrave zyrtare të deklaruara në ATK, në fund të tremujorit të dytë sivjet, kemi pasur të regjistruara 404,965 vende pune aktive.
Murati në postimin e tij në Facebook ka thënë se kjo është dëshmia më e mirë që politikat tona të punësimit po funksionojnë dhe se punësimi ka qenë prioritet që nga dita e parë, si njëra nga shtyllat kryesore të programit tonë qeverisës – Punësim e Drejtësi.
Disa nga masat e punësimit:
Qeveria për Familjet – secila familje një të punësuar
Mbështetja e punësimit të grave
Mbështetja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara
Mbështetja e zanateve
Mbështetja e start-ups
Përveç këtyre masave direkte, gjithashtu kemi: shtuar subvencionet në bujqësi, mbështetur kreditë investive për prodhuesit, filluar shkollimin dual, dhënë bursa për studime në STEM, shpërndarë voucher për kurse në IT, si dhe shumë masa, veprime e lehtësime tjera të cilat po japin rezultat dita ditës.
Punë dhe Drejtësi!