Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komisioni vlerësues i ICMG vizitojnë nfrastrukturën sportive për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kor 29, 2023

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka njoftuar se Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), i kryesuar nga presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello dhe sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis kanë parë sot nga afër infrastrukturën sportive në vendin tonë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Komisioni i shoqëruar nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe zyrtarja për marrëdhënie ndërkombëtare, Rejhan Halili, kanë vizituar stadiumin Fadil Vokrri, Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Palestrën 1 Tetori, kampin nacional të futbollit në Hajvali, si dhe Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Në stadiumet e futbollit, ata u mirëpritën edhe nga drejtuesit e FFK-së, kryetari Agim Ademi e sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Komisioni vlerësues do ta përgatis raportin përmbledhës, i cili do të prezantohet në Asamblenë e Përgjithshme të ICMG-së, që mbahet më 8 shtator 2023 në Heraklion të Greqisë, ku edhe pritet t’i jepet Kosovës organizimi i LM Prishtina 2030, thuhet në postimin në Facebook të KOK-ut.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM