Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se drejtori i inspektoratit, Florian Dushi bashkë me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica u takuan me drejtorin e Policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani për të diskutuar detajet e fundit para se të fillojë zbatimi i rregullores në teren.
Në bazë të rregullores do të gjobiten të gjitha lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar të nivelit të zërit, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.