Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë të ditur se gratë fermere dita ditës dëshmojnë se janë motorri i bujqësisë. Ato udhëheqin me sukses e lidership agro-bizneset si dhe kanë vizion që udhëhiqet nga zelli dhe shkathtësia.
Qëndresa Gashi nga Komuna e Gjakovës është përfituese e grantit prej rreth 100,000€ për investimin në përmirsimin e infrastrukturës së jashtme të shtallës ekzistuese me kapacitet prej njëzet (20) krerësh si dhe për pajisje me mekanizëm bujqësor.
Qëndresa mbarështon edhe 33 viça për majmëri, e së bashku me familjen udhëheqin suksesshëm këtë veprimtari blegtorale, thuhet në postimin e MBPZhR-së.