Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Aksident komunikacioni me fatalitet në Ferizaj

Gus 3, 2023

Policia ka bërë të ditur se rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj ka ndodhur një një aksident komunikacioni, ku ishin të përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare dhe një biçikletë të cilën e drejtonte H.S ( M/K) i moshēs 62 vjeçar .

Për pasojë e këtij askidenti lēndime të rënda trupore pëson ngasësi i biçikletës, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Fillimisht policët e rendit e më pas hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e aksidentit dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

E dyshuara ishte shoqëruar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, sot me datën 03.08.2023, rreth orës 02:00 nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës jemi njoftuar se ngasësi i biçikletës H.S ( M/K) i moshës 62 vjeçar, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore në aksident komunikacioni, ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa e dyshuara B.S vazhdon të mbahet në qendrën e ndalimit për procedura tjera hetimore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM