Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia gjatё 24-orёve sekuestron armё dhe municion nё Pejё

Gus 4, 2023

Nё njё portal ishte postuar video incizimi, nё tё cilin shihet njё qytetar i cili ishte duke shtёnё me armё tё gjatё nga njё shtëpi, hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, menjёherё kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin e personit tё dyshuar, nё vendngjarje Policia kanё hasur nё familjarin e personit tё dyshuar pasi qe i dyshuari ishte jashtë shtetit, aty ёshtё sekuestruar arma me tё cilёn dyshohet se i dyshuari kishte shtёnё.

Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, i dyshuari ёshtё nё kёrkim tё Policisё.

Policia ёshtё informuar edhe nga njё qytetar se nё rrugën “Konstantini i madh” nё Pejё, njё person nga vetura (me targa tё huaja) e cila ishte nё lëvizje, kishtё shtёnё me armё zjarri.

Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, pas njё pune intensive operativo hetimore kanё arritur ta identifikojnё dhe arrestojnё personin e dyshuar, ndёrsa arma ёshtё sekuestruar.

Ështё njoftuar Prokurori i shteti dhe pas intervistimit tё personit tё dyshuar nga hetuesit, i dyshuari ёshtё liruar, rasti shkon nё procedurë tё rregullt.

Pёrderisa njёsiti pёr reagim tё shpejtё (NJRSH) ishin nё pikё kontrolli nё rrugën “ Zahir Pajaziti” nё Pejё, kanё ndaluar njё veturё me targa vendore, gjatё kontrollit rutinor tek vozitёsi dhe pasagjeri janё gjetur dhe sekuestruar armё dhe mjete tё mprehta (thika).

Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit personat e dyshuar janё liruar, rasti shkon nё procedurë tё rregullt.

Nё tri (3) rastet e lartёcekura janё gjetur dhe sekuestruar: Njё (1) armё e gjatё AK-47, Njё (1) karikator i AK-47,dDy (2) fishek tё armёs se njёjtё, njё (1) armё pistoletё Blow cal: 9mm, njё (1) karikator i sё njejtёs armё, njё (1) armё pistoletё cal: 7.65mm, Njё (1) karikator i sё njejtёs armё, shtatё (7) fishekt cal:7.65mm, Njё (1) armё pistoletё (Plastike), Tri (3) thika tё llojeve tё ndryshme, thuhet nё postimin nё Facebook tё PK-sё.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM