Build Skills with our trainings

Sign up now!

KFOR mirëpret vendimin e institucioneve për të reduktuar praninë e Policisë rreth ndërtesave komunale në veri

Gus 4, 2023

KFOR-i mirëpret vendimin e institucioneve në Kosovë për të reduktuar praninë e Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Vendimi i marrë në një takim teknik të mbajtur nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve dhe promovimit të dialogut.

Në këtë drejtim, KFOR-i pajtohet se ka pasur një përmirësim në situatën e sigurisë në zonë, por a është e rëndësishme të sqarohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësimi.

Një vlerësim i përbashkët, në fakt, është një procedurë e ndryshme që kërkon veprime specifike, disponueshmëri të të dhënave dhe vlerësime sistematike në të cilat roli i KFOR-it, siç është rënë dakord ndërmjet NATO-s dhe BE-së, duhet të konsiderohet vetëm si i përshtatshëm dhe t’i nënshtrohet miratimit të Komandant i KFOR-it.

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe ndërkombëtarë, thuhet në komunikatën për media e KFOR-it.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM