Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se me kërkesë të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare.
Kryeministri Kurti në postimin e tij në Facebook ka thënë se ministrin Mehaj e ka falënderuar për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.
Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.
Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.






