Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku pret në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023

Gus 9, 2023

Ministri Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren e MKRS, Daulina Osmani, pritën në takim katër medalistët e Kosovës në Lojërat Frankofone, në Kinshasa të Republikës Demokratike të Kongos.

Ministri i përgëzoi xhudistët Shpat Zeka dhe Dardan Cena, atletët Muhamet Ramadani dhe Gresa Bakraqi si dhe trajnerët e tyre për sukseset e arritura si dhe u shprehu mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e pandalur për fitore.

Çeku gjithashtu falënderoi zëvendës ambasadorin e Francës në Kosovë, Francois Cyprien, për mbështetjen e qeverisë franceze mbi pjesëmarrjen e shtetit tonë në gara të tilla duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në fushën e sportit.

Të pranishëm në takim ishin edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, udhëheqësja e Divizionit për Federata në MKRS, Afërdita Fazliu, kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, dhe shefi i misionit, Fitim Arifi, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM