Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK përgëzon dhe përkrah festivalet Anibar dhe Dokufest

Gus 9, 2023

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përgëzon dhe përkrah dy festivalet, Anibar dhe Dokufest, për vendosjen e fokusit mbi temën e Queer, Transgjinor dhe përkrahjen e personave LGBTIQ+. Tema e trajtuar nga këto dy festivale në këtë vit shërben si një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit dhe pranimit të drejtave të njeriut, diversitetit gjinor dhe shprehjes së identitetit Queer dhe Transgjinor. Ajo se çfarë Anibar dhe Dokufest sollën në Kosovë këtë vit është një akt kulturor dhe artistik që e inkurajon dialogun hapur, ndërtimin e një shoqërie të hapur dhe të barabartë dhe zhvillimin e ndërgjegjësimit për të drejtat dhe nevojat e personat LGBTIQ+.

Anibar dhe Dokufest për herë të parë në Kosovë hapën dialogun në vende publike për të drejtat e personave Queer dhe Transgjinor në nivel lokal. Padyshim që tema e këtij viti e trajtuar nga këto dy festivale ka pasur edhe reagime të shumta që dërguan edhe në demolim të muralit të Festivalit Anibar në “Kosharka”. Por, RrGK falënderon dhe përkrah Anibar dhe Dokufest për “Love” dhe performancën në Dokunight që hapën diskutimin në nivel lokal në vende publike dhe qëndrueshmërinë e tyre për të sfiduar normat patriarkale.

Në një shoqëri patriarkale në të cilën normat tradicionale përpiqen t’i ndryshojnë vetëm festivalet dhe shoqëria civile, deputetët fuqizojnë këto norma me mos miratimin e Kodit Civil dhe gjuhën e urrejtjes së përdorur përfshirë në seanca parlamentare. Kjo gjuhë, duke u përdorur në instanca të tilla, përvetësohet dhe konsiderohet e pranueshme edhe nga populli, siç po vërehet tek manifestohet edhe në formë të grafiteve apo akteve të tjera të cilat shprehin gjuhë urrejtjeje ndaj Komunitetit LBTIQ+. RrGK do të vazhdojë avokimin për shqyrtim të Kodit Civil drejt ndërtimit të një shoqërie të barabartë dhe tolerante, thuhet në komunikatën për media e RrGK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM