Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nën organizimin e Komunitetit Shqiptar të Selanikut, filmi kosovar fitues i shumë medaljeve ndërkombëtare “Vera andrron detin” do të shfaqet në dy kinematë e njohura verore të Bashkisë Neapoli-Sykies të Selanikut, sipas programit të mëposhtëm:
Kinema “Παράδεισος”, zona Strembeniotis, Neapoli, 3 – 6 gusht- 21:15
Kinema “Αλσος”, kodra e Alsos, Sykies, 7 – 9 gusht-21:15
Me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqit, filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë.
Për më shumë detaje dhe përditësime, ndiqni faqen e Komunitetit Shqiptar të Selanikut, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






