Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Masa të reja të menjëhershme për të ngritur nivelin e pastërtisë në kryeqendër

Gus 10, 2023

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, kryeshefin ekzekutiv të Kompania Regjionale “Pastrimi” SH.A, Petrit Reçica dhe kryeshefen ekzekutive të NPL “Hortikultura” sh.a- Prishtinë Nora Cimili Gagica, kanë shikuar për së afërmi gjendjen në kryeqytet, situatën e pastërtisë në Prishtinë.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se të gjithë u pajtuan për masa të reja të menjëhershme për të ngritur nivelin e pastërtisë në kryeqendrën e vendit, sepse situata e pastërtisë në Prishtinë nuk është e mirë e po ashtu edhe e hapësirave të gjelbra.

 

Pikërisht për këtë kemi porositur 1400 kontejnerë të rinj, po ashtu edhe 8 kamionë të mëdhenj si dhe jemi duke e shikuar mundësinë e shtimit të kapaciteteve dhe ekipeve tjera për sanimin e problemit.

 

Tashmë draft – rregullorja e re për menaxhimin e mbeturinave do të jetë në diskutim publik për 30 ditët e ardhshme, qytetarët mund të japin komentet e tyre për këtë dokument të rëndësishëm për kryeqytetin.

 

Lus të gjithë qytetarët dhe bizneset për bashkëpunim të ngushtë që së bashku të gëzojmë kryeqytetin ashtu si e meritojmë të gjithë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM