Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti mirëpritet nga kryetari Kasami, diskutojnë për rëndësinë e rrugës Prizren -Tetovë

Gus 11, 2023

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në takim, kryeministri ishte i shoqëruar nga zëvendësambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Prindon Sadriu dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar kryetarin Kasami për ftesën dhe mikpritjen që iu bë në qytetin e Tetovës, derisa e ka njoftuar për zhvillimet dhe situatën politike e ekonomike në vendin tonë.

U diskutua edhe për politikat dhe qeverisjen lokale, me theks të veçantë për rëndësinë që ka projekti i rrugës që lidh Prizrenin dhe Tetovën, si dhe për bashkëpunimin e komunave rreth malit Sharr, sidomos Tetovës dhe Prizrenit në sferën e turizmit.

Kryeministri Kurti gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, bashkë me kryetarin e kësaj komune do të marrin pjesë në inaugurimin e rrugës së re që lidh fshatin Sellcë dhe fshatin Vicë, që pritet të rrisë kapacitetet e turizmit malor të Tetovës dhe të afrojë Tetovën me Prizrenin, thuhet në komunikmatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM