Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në Presidencë pjesëmarrësit e festivalit ndërkombëtar NEWBORN Kosova, ku po marrin pjesë rreth 300 artistë ndërkombëtarë nga 9 shtete të botës.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se vallëzimi ka fuqi transformuese dhe paraqet vlerat e traditës, miqësisë, gëzimit dhe unitetit.






