Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, zyra e Regional Youth Cooperation Office – RYCO në Kosovë në bashkëpunim me German Embassy Pristina, njohu dhe nderoi të rinjtë që kanë kontribuar ndjeshëm në proceset e ndërtimit të paqes, përmes themelimit të çmimit “Harmony Hero Award”.
Çmimin për Angazhim në Komunitet e fituan Valentina Aliu dhe Jelena Bulatović, çmimin për Avokim dhe Aktivizëm – Agon Rexhepi, çmimin për Iniciativa Inovative – Erblina Bunjaku, çmimin për Arsim dhe Kërkim – Antigonë Isufi, dhe çmimin për Art dhe Kreativitet – Mila Mihajloviq.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, shefi i Kulturës dhe Shtypit në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Christian Böttcher, kryetarja e Zyrës Lokale në Kosovë, Krenare Gashi-Krasniqi, këshilltarja politike në MKRS, Dorotea Deshishku, përfaqësues të organizatave rinore, të rinj e të reja.
MKRS i uron të gjithë fituesit! Faleminderit për promovimin aktiv të paqes dhe harmonisë në komunitetet tuaja në Kosovë dhe më gjerë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






