Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar Ditën e Rinisë.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se rinia jonë është thesari më i çmuar i vendit tonë, prandaj potencialet e tyre janë të jashtëzakonshme dhe ne po mundohemi që t’i vëmë në pah talentet e tyre të shumta në Teknologji Informative, Sport, Kulturë e shumë fusha tjera ku ata gjithmonë shkëlqejnë.
Urime dita e rinisë, krenaria e vendit tonë.






