Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se përgjatë dy javëve të kaluara kanë realizuar sinjalistikën horizontale (vijëzimin) në disa nga parkingjet kompakte të lagjeve në Kryeqytet. Paraprakisht së bashku me ndërmarrjen Pastrimi i kemi pastruar të gjitha këto parkingje.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se do të vazhdojnë çdo javë deri sa të vendosen standardet e plota të sinjalistikës në çdo lagje të Kryeqytetit. Në disa parkingje asfalti i vjetëruar po shkakton probleme në vendosje të vijëzimeve por se kemi vendosur t’i shtrojmë me asfalt të ri.
Sot përfunduam vendosjen e sinjalistikës konform standardeve për parkingjet e automjeteve për personat me nevoja të veçanta.
Pjesa e përfunduar është e pastër, e sinjalizuar
Këto parkingje janë në rrugët si në vijim:
– Ulpianë, 3 parkingje në rrugën Henry Dunant
– Bregu i Diellit, 2 parkingje, në rrugët Mehmet Gradica dhe 2 Nëntori
– Dardani, 1 parking në rrugën Isa Boletini.
Përveç personave që janë mbajtës së “kartelës së kaltër” parkimi për automjete tjera në këto hapësira është i ndaluar
Respektojeni rregullën dhe respektoni bashkëpjesmarrësit në komunikacion, respektoni personat me nevoja të veçanta.






