Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se fermeri Shukri Sallahu e ka kuptuar se luledielli është kulturë me rëndësi strategjike andaj edhe ka mbjellë 30ha me këtë kulturë.
Fermeri Sallahu ka thënë se produktin final e ka tanimë të dedikuar për eksport për shkak të kërkesës së lartë në treg për lëndën e parë.
Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454€, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit.
Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektar me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektar me misër.
Sipërfaqet e mbjella me lulediell ishin 48ha në vitin 2022 ndërsa këtë vit, kjo shifër arrin pothuajse 300ha, rreth 250ha më shumë se vitin e kaluar apo 521% rritje, thuhet në postimin në Facebook të MBPZhR-së.






