Build Skills with our trainings

Sign up now!

UP: Fillon punimet Seminari XLI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Gus 14, 2023

Universiteti i Prishtinës ka bërë të ditur se sot më 14 gusht fillon punimet Seminari XLI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i themeluar më 1974, sivjet do ta mbajë edicionin XLI. Kurse temat bosht për sesionet shkencore (24-25 gusht2023) janë: Sesioni i gjuhës: Shqipja në rrezik, Sesioni i letërsisë: Letërsia shqipe dhe interkulturalizmi.

Rreth 150 studentë dhe studiues të shkencave albanologjike nga vende të ndryshme të botës nga 14 deri 25 gusht 2023, do të qëndrojnë në Prishtinë dhe gjatë këtyre ditëve do të ndjekin kurset e mësimit të gjuhës shqipe, si dhe do të shpalosin hulumtimet e tyre shkencore në fushën e albanologjisë.

Sivjet në Seminarin 41 të Prishtinës, përvec aktiviteteve tjera, do të mbahen nëntë ligjërata shkencore:

– Muhamedin Kullashi: Çështjet e Kosovës në prizmat ndërkombëtarë, e mart, 15 gusht 2023, ora 11:00

– Ranko Matasović: Imagining the Illyrian, e martë, 15 gusht 2023, ora 18:00

– David Hosaflook: Shqipja në rrezik dhe rreziku i shqipes: vështrime rreth kontekstit të veprimtarisë letrare të protestantëve në viset shqiptare (Ligjërata mbahet në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë), E MËRKURË, 16 GUSHT 2023, Ora 11:30

– Hivzi Islami (me bashkëpunëtorë): Vendbanimet e Kosovës, e enjte, 17 gusht 2023, Ora 11:00

– Oliver Jens Schmitt: Kosova dhe Shqipëria: dy rrugë tëhistorisë shqiptare 1912 – 2023, e premte, 18 gusht 2023, Ora 11:00

– Konrad Clewing: The basis of state building in Kosovo: from nationality to multiethnicity and back, e premte, 18 gusht 2023, Ora 18:00

– Edlira Macaj: Në poetikën mjedjane (Ligjërata mbahet në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Shkup), e shtunë 19 gusht 2023, Ora 11:00

– Stefano Canalis: Some remarks on word stress in Albanian, e martë 22 gusht 2023, Ora 11:00

– Michiel de Vaan: Historical phonetics and the dialect split between Geg and Tosk/ e mërkurë, 23 gusht 2023, Ora 11:00

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiues/e që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht, thuhet në faqen zyrtare të UP-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM