Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: 35 të burgosur pranojnë certifikata për aftësim profesional në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Gus 14, 2023

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me zv drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani kanë shpërndarë për 35 të burgosur certifikata për aftësim profesional në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Aftësimi i tyre ka përfshirë lëmenjtë e ndërtimtarisë, automekanik, instalim të ngrohjes, axhustatorë, etj. Certifikatat e aftësimit profesional jo vetëm që do t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për një të ardhme më të mirë, por gjithashtu do të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të krimit në shoqëri.

Kjo përpjekje për të ofruar mundësi për të përfituar njohuri dhe aftësi të reja është një hap drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe një kontribut i rëndësishëm për të shmangur përsëritjen e veprave penale.

Ministrja Haxhiu në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të aftësimit profesional për të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe përballjes me sfida të reja.

Gjithashtu, ajo shprehu besimin se aftësitë e fituara në fushat e ndërtimtarisë, automekanikes dhe lëmenjve të tjera do të ndihmojnë të burgosurit të integrohen më lehtë në tregun e punës pas lirimit.

Pas shpërndarjes së certifikatave, ministrja Haxhiu vizitoi edhe Institutin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Në këtë institucion, ajo takoi stafin dhe personat të cilët janë në trajtim, duke treguar vullnetin e saj për të mbështetur dhe ndihmuar këtë kategori.

Vizita e ministres Haxhiu edhe njëherë rikonfirmon kujdesin e duhur ndaj personave me nevoja të veçanta, ndërsa gjithashtu reflekton përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të ndryshuar dhe përmirësuar sistemin e drejtësisë në vend.

Ministria e Drejtësisë vazhdon të angazhohet për të krijuar mundësi të reja dhe për të ndihmuar të burgosurit të bëhen pjesë e shoqërisë në mënyrë pozitive, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM