Build Skills with our trainings

Sign up now!

Maqedonci pret në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Abbott

Gus 16, 2023

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e vendeve mike dhe partnere, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Fillimisht, ambasadori Abbott i uroi ministrit Maqedonci sukses në detyrën e tij të re dhe theksoi se bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe ministrive tona të mbrojtjes do të vazhdojë jetë i fuqishëm.

Gjatë takimit, ministri Maqedonci e falënderoi ambasadorin Abbott për përkrahjen e përhershme nga Mbretëria e Bashkuar, si një ndër aleatët më të fuqishëm që ka Republika e Kosovës, sidomos në integrimin e vendit në organizatat euroatlantike.

Gjithashtu, temat e interesit të përbashkët që u diskutuan në këtë takim në mes të ministrit Maqedonci dhe ambasadorit Abbott ishin lidhur me veprimet e nevojshme për realizimin e planit të përbashkët të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në kuadër të partneritetit të në mes dy vendeve si dhe gjetjen e formave të reja të thellimit të bashkëpunimit, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM