Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se është dita e fundit për të ofruar komente mbi Planin e Menaxhimit për Parkun Arkeologjik Ulpiana – Iustiniana Secunda 2023 – 2027, i publikuar në platformën për konsultime me publikun.
Ky dokument strategjik ka për qëllim sigurimin e kushteve për ruajtjen, promovimin dhe menaxhimin e lokalitetit Arkeologjik, pasuri e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.
Lokaliteti Arkeologjik Ulpiana ka vlera universale të jashtëzakonshme si pikë gravituese e një peizazhi historik-kulturor shumështresor, i rëndësishëm për praninë e dëshmive të shumta fizike autentike që formojnë një peizazh karakteristik urban që nga shekulli I.
Përmes qasjes së integruar ndërdisiplinore synohet ruajtja dhe mbrojtja e kësaj zone me interes nacional dhe sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm dhe miqësor për të dhe potencialin arkeologjik të saj, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.
Ju ftojmë që të regjistroheni në faqe dhe të adresoni kontributet dhe komentet tuaja përmes këtij linku: https://shorturl.at/bcgE3






