Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Projekligji për tekste shkollore, hap i rëndësishëm për arsim më cilësor dhe përmirësim të rezultateve

Gus 22, 2023

Ministrja e Asimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është finalizuar Projekligji për Tekste Shkollore. Projektligji mundëson reformë për të siguruar tekste cilësore për nxënësit, transparencë, llogaridhënie dhe konkurrencë të lirë.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se ky Projektlig për Tekste Shkollore është një hap shumë i rëndësishëm drejt një arsimi më cilësor dhe përmirësimit të rezultateve!

 

Ndryshimet kryesore që sjell Projektligji:

 

Tekste dhe materiale digjitale: Projekligji lejon përdorimin e teksteve dhe materialeve mësimore digjitale.

 

Pako edukative për klasën parafillore: Përcakton përgatitjen e pakove edukative multimediale për fëmijët e klasës parafillore, duke ofruar mjete të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e tyre.

 

Përkthimi dhe përshtatja nga gjuhët e huaja. Projektligji mundëson përkthimin dhe përshtatjen e teksteve nga gjuhët e huaja për fusha dhe lëndë të caktuara.

 

Lista e rekomanduar për lektyrat shkollore. Ministria formon komision që krijon listën e lektyrave për secilën klasë dhe lëndë në përputhje me programin mësimor.

 

Strukturat përgjegjëse dhe Këshilli Shtetëror për Tekste Shkollore. Fuqizohet roli i Këshillit Shtetëror për Tekste Shkollore (KSHTSH) dhe përcaktohen qartë kompetencat, detyrat dhe përgjegjësitë e strukturave përkatëse duke siguaruar cilësinë e teksteve shkollore.

 

Autorët. Krijojet mundësia e aplikimit të drejtpërdrejtë nga autorët me dorëshkrime dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes përkrahjes së vazhdueshme.

 

Recensentët. Recensentë kompetentë e të certifikuar, lista e të cilëve është publike.

 

Respektimi i të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Projektligji ndalon tekste dhe materiale shkollore që shkelin të drejtat e njeriut, duke kujdesur që arsimi të mbrojë dinjitetin personal dhe të respektojë barazinë gjinore.

 

Kostoja e përgatitjes dhe shitjes së teksteve shkollore. Ministria përcakton indeksin e çmimeve, format, procedurat dhe rrjetin e shitjes së teksteve shkollore.

 

Konflikti i interesit. Projektligji adreson konfliktin e interesit për autorët, recensentët, dhe gjithë ata që ndikojnë në procesin e vlerësimit dhe zgjedhjes së teksteve shkollore .

 

Projektiligji i finalizuar në fund të vitit të kaluar dhe i votuar tashmë në Qeveri është në trajtim në Kuvend duke hapur rrugën për infrastrukën e nevojshme ligjore për adresimin e sfidave të deritanishme rreth hartimit dhe pajisjes me tekste cilësore.

 

Projektligji është i qasshëm përmes këtij linku: https://www.kuvendikosoves.org/…/207PLperteksteshkollor…

 

Për krahasim, Ligji aktual që po synojmë ta ndryshojmë: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2437

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM