Oda e Avokatëve të Kosovës, organizoj dhe mbajti ceremoninë e Betimit Solemn, ku para kryetarit të Odës Behar Ejupi, dhanë betimin 50 avokatë të rinjë si dhe 32 praktikantë të avokatisë.
Ceremoninë e betimit e udhëhoqi Vjollca Ajeti, u.d. drejtor ekzekutiv, derisa kryetari Ejupi në fjalimin e tij, fillimisht avokatëve dhe praktikantëve të rinjë i’u uroi shumë suksese, derisa theksoj se të jesh avokat është përgjegjësi dhe nderë, duke shtuar gjithashtu se është një profesion përmes së cilit avokati në çdo kohë është në gatishmëri për përfaqësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve por edhe duke i kontribuuar sundimit të ligjit në sistemin e drejtësisë në përgjithësi.
Me një fjalë rasti të pranishmëve i’u drejtuan edhe panelistët Adem Vokshi avokat në Prishtinë (Ish Kryetar i OAK-së), Fadil Sinanaj, kryetar i degës Regjionale në Gjilan dhe Visar Ostrozubi, u.d.kryetar i degës Regjionale në Prizren, të cilët pasi uruan avokatët dhe praktikantët e rinjë hyrjen në profesionin e ri duke i’u dëshiruar shumë suksese, e duke theksuar edhe aspektin sfidues që ka profesioni i avokatit.
Në këtë ceremoni si mysafir morën pjesë avokatë, familjarë dhe të afërm të avokatëve dhe praktikantëve të rinjë, të cilët ishin dëshmitarë të Betimit, të cilin e dhanë para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës, i’u dëshiron shumë suksese avokatëve dhe praktikantëve në ushtrimin e profesionit të ri, thuhet në postimin në Facebook të Odës së Avokatëve të Kosovës.